Loading…

Parashikimi i motit për ditën e sotme: Në mbrëmje ndryshon gjithçka

  • 18/02/2020 | 23:31

Parashikimi i motit për ditën e sotme: Në mbrëmje ndryshon gjithçka

Kjo javë filloi me mot të butë dhe kryesisht me diell, ku edhe sot do të përcillet njëjtë kurse nga enjtja do të jetë më ftohtë, priten reshje shiu dhe bore, shkruan Gazeta Metro.

Prishtina Weather ka njoftuar se ditën e mërkurë do të jetë pjesërisht vranët dhe gjatë ditës me intervale me diell, kurse gjatë mbrëmjes priten reshje shiu.

Temperatura minimale pritet të jetë 3 gradë Celsius, kurse më e larta do të jetë 10 gradë Celsius.

“Ditën e mërkurë, pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu. Të enjten më ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për reshje bore, e më pas reshje të përziera shiu dhe bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë”, thuhet në njoftimin e PW, transmeton Gazeta Metro.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë