Loading…

Parashikimi i motit për pesë ditë

  • 30/10/2016 | 18:37

Parashikimi i motit për pesë ditë
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës.

 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales.

moti-650x358

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbërritur maksimumin ditën e mërkurë nga13-14 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të shënojnë vlera negative ditën e martë dhe në shumë lokaliteti pritet të formohet dukuria e brymës. Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike.

Era do ta ndërroj kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperëndimit, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile. Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të bien të përziera me dëborë.

Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte, njofton IHM.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë