Loading…

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Nesër ngrohtë, ditëve tjera më freskët

  • 22/05/2020 | 21:26

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Nesër ngrohtë, ditëve tjera më freskët

Gjatë vikendit moti do të jetë kryesisht i vranët, derisa të shtunën pritet të jetë i ngrohët ndërsa të dielën mot me shi. Do të ketë rënie të temperaturave dhe do të jetë më freskët, shkruan Gazeta Metro.


Prishtina weather ka njoftuar se në fundjavë kryesisht me vranësira. Të shtunën ngrohtë, të dielën me shi, temperaturat në rënie. Javën e ardhshme më freskët, herë herë me reshje lokale shiu.

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, derisa depërtimi i një fronti të ngrohtë në veri të rajonit sjell mot më të ngrohtë por kryesisht me vransira, vende-vende me mundësi edhe për riga lokale shiu.

Të dielën një front i ftohtë do të kalojë mbi vend. Nën këto kushte temperaturat do të pësojnë rënie dhe do të ketë reshje të dobëta shiu.

Me kalimin e frontit të ftohtë, në fillim të javës së ardhshme, mbi rajon shrihen fusha më jostabile të ajrit të freskët që vijnë nga verilindja e kontinentit. Do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vransira, e nga dita e martë kohëpaskohe me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

Më poshtë parashikimi i motit deri në ditën e mërkurë. /gazetametro.net

Në fundjavë kryesisht me vransira. Të shtunën ngrohtë, të dielën me shi, temperaturat në rënie. Javën e ardhshme më…

Posted by Prishtina Weather on Friday, 22 May 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë