Loading…

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

  • 25/04/2019 | 23:33

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Temperaturat maksimale gjatë dy ditëve në vijim, do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius, transmeton Gazeta Metro.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat ditën e shtune pritet të shoqërohen me reshje shiu. Reshjet të intensitetit mesatar priten në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesë tjera të territorit priten reshje të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie graduale por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, njofton IHMK./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë