Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parapa që sot dhe nesër temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 15 gradë Celsius.
Për sot sipas IHMK-së, parashihet mot me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të lëvizin ndërmjet 4 e 15 gradë Celsius.
Nesër, pritet që vranësirat të jenë më të theksuara dhe mund të sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie. Ato do të sillën 0 deri 14 gradë Celsius.
Sinoptikanët edhe për ditët në vazhdim parashohin mot me vranësira të pjesshme, pra çaste me diell, por edhe vranësira.
Temperaturat minimale do të sillën 0 deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimale 13 deri në 16 gradë celsius. /gazetametro.net