Loading…

Parashikoi fituesit në dy Botërorët e fundit, agjenti i bursës parashikon edhe fituesin e ‘Katar 2022’

  • 23/09/2022 | 15:41

Parashikoi fituesit në dy Botërorët e fundit, agjenti i bursës parashikon edhe fituesin e ‘Katar 2022’

Edhe pak muaj na ndajë nga fillimi i “Katar 2022”, një kampionat Botëror si asnjëherë më parë do të luhet në fundvit.


Për herë të parë në historinë e tij, ky turne do të luhet në periudhën nëntor-dhjetor, ndërsa tashmë tifozët kanë filluar edhe përgatitjet e tyre duke shpresuar që kombëtarja që ata simpatizojnë të ngrejë lart trofeun e lavdishëm.

Argjentina do të fitojë Kupën e Botës 2022 në Katar, e para në histori që do të luhet në vjeshtë.

Për të parashikuar triumfin e “Seleçion”, siç raporton “Mundo Deportivo”, nuk ishte ndonjë algoritëm, por diçka e ngjashme, një parashikim matematikor i bërë nga Joachim Klemen, i cili me profesion punon si agjent burse, por që në sektorin e parashikimeve të futbollit krenohet gjithashtu me një të kaluar më se të jashtëzakonshme.

Tashmë ai ka parashikuar përmes sistemit të vet të llogaritjeve si suksesin e Gjermanisë në “Brazil 2014”, edhe atë të Francës në “Rusia 2018”.

Me pak fjalë, Leo Messi dhe të gjithë argjentinasit mund të ngrenë trofeun më të lakmuar në futbollin global.

Albiceleste shpreson që Klemen të godasë në shenjë me parashikimin e tretë radhazi, për kënaqësinë e një shteti që tradicionalisht jeton me futbollin dhe sapo ka parë kombëtaren e tij duke ngritur një trofe, “Copa America” 2021, pas 28 vitesh agjërim.

Argjentina deri më tani ka fituar dy Kupa Bote, një në shtëpi më 1978 dhe tjetra më 1986 në Meksikë. Kjo e fundit lidhet me kujtimin e bëmave të Diego Armando Maradona.

Klemen, i cili punon për “Liberum Capital Ltd.”, përdori një formulë që kombinonte forcën e skuadrave me variabla socio-ekonomikë, përfshirë GDP-në, të cilat mund të ndikojnë në performancën e ekipeve të ndryshme kombëtare.

Në detaje, sipas përllogaritjes, Argjentina do të mundë në finale Anglinë, pasi të ketë eliminuar në gjysmëfinale Spanjën.

Sigurisht që një përqindje gabimi duhet mbajtur gjithmonë dhe Klemen bën shaka me këtë:

“Meqenëse jam marrë me shërbime financiare, kam mësuar si të gjej justifikime nëse më mungojnë disa parashikime. Nëse e gjej saktë është aftësi, nëse gabohem është faji i dikujt tjetër…”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë