Loading…

Parashikoi pandeminë në vitin 2017: Raporti amerikan jep panoramën e zymtë që na pret 20 vitet e ardhshme

  • 10/04/2021 | 16:13

Parashikoi pandeminë në vitin 2017: Raporti amerikan jep panoramën e zymtë që na pret 20 vitet e ardhshme

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë publikuar një raport prej 150 faqesh, që përmban parashikime për atë që do të ndodhë në botë në 2 dekadat e ardhshme.


Raporti i “Trendeve globale” publikohet çdo 4 vite nga Këshilli i Inteligjencës Kombëtare i qeverisë amerikane dhe thuhet se koronavirusi ka thelluar pabarazinë ekonomike, ka ulur rezervat e qeverive dhe ka theksuar ndjenjat nacionaliste.

Ndërkohë, edhe parashikimet deri në vitin 2040 nuk janë të mira. Raporti thotë se në 20 vitet e ardhshme do të ngadalësohet rritja e popullsisë globale, ndryshimet klimaterike do të përkeqësohen, marrëdhëniet ndërkombëtare do të bëhen kaotike dhe uria do të jetë e kudondodhur, transmeton A2.

Raporti i vitit 2017 parashikonte se një pandemi globale në fillim të vitit 2020 do të çonte në ulje të skajshme të udhëtimeve, për të parandaluar përhapjen e saj. Ky parashikim duket se u mishërua me Covid-19, që ka marrë jetën e pothuajse 3 milionë personave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë