Loading…

Paris: Nga e premtja maskat të obligueshme në ambient të hapur, gjoba është 135 euro

  • 29/12/2021 | 23:54

Paris: Nga e premtja maskat të obligueshme në ambient të hapur, gjoba është 135 euro

Maskat duhet të mbahen sërish në rrugët e Parisit që nga e premtja për shkak të variantit omicron, i cili shkaktoi një shpërthim të infeksionit COVID-19 në Francë, njoftoi sot Departamenti i policisë së kryeqytetit francez.


Personat mbi 11-vjeç duhet të mbajnë maska, përveç atyre në automjete, çiklistët dhe personave të përfshirë në sport, thuhet në deklaratë.

Maskat do të jenë të detyrueshme në vendet e hapura për publikun në Paris, përveç pyjeve Boulogne dhe Vincennes dhe në aeroportet e Paris-Charles de Gaulle, Bourget dhe Paris-Orly. Hyrja në terminalet e këtyre aeroporteve nuk do të jetë e mundur për personat që shoqërojnë pasagjerët.

“Kontrollet janë intensifikuar që nga e premtja”, saktësoi prefektura.

Shkelësit përballen me gjobë prej 135 eurosh. Gjithashtu u njoftua se lokalet do të mbyllen pas orës 02:00 dhe vallëzimi ishte i ndaluar në të gjitha ambientet e hapura për publikun.

Diskotekat e mbyllura më 10 dhjetor mbeten të mbyllura për tri javët e para të janarit. Në Paris, tubimet me alkool janë të ndaluara në vende publike. Rreth 9000 policë dhe ushtarë do të monitorojnë respektimin e këtyre masave gjatë natës së ndërrimit të motmotit.

Një numër rekord i infeksioneve me COVID-19 u regjistrua në Francë me 208.000 infeksione të reja të mërkurën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë