Loading…
Parisi në flakë gjersa protestat e jelekverdhëve vazhdojnë
  • 12/01/2019 | 18:20

Parisi në flakë gjersa protestat e jelekverdhëve vazhdojnë

Së paku 53 njerëz janë arrestuar në Paris në protestat e jelekvedhëve gjera protestat kanë hyrë në javën e tyre të nëntë, transmeton Gazeta Metro.


Përplasje të vazhdueshme kishte në mes të protestuesve dhe policisë afër Arc de Triomphe. Ata po protestojnë kundër politikave ekonomike të Emmanuel Macron që disa prej tyre thonë se i favorizon të pasurit.

Parisi solli mjete të armatosura dhe qendra e qytetit mbylli dyqanet në përgatitje për përplasje mes protestuesve dhe policëve.

Ndërsa, ministri i Brendshëm Christophe Castaner kërcënoi kundërpërgjigje të ashpër kundër protestuesve dhe mbështetësve të tyre, duke paralajmëruar për radikalizim të protestuesve paqësorë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë