Të gjesh parking është bërë e vështirë këto ditë, në çdo vend të botës. Dhe për këtë arsye, parkingu mund të jetë një ankth i vërtetë, shkruan gazetametro.net.
Një shofer i pakujdesshëm, pasi nuk mundi të gjente parking për veturën e tij, e parkoi atë në një vend jo të duhur. Video e postuar nga CCTV News, tregon mënyrën se si pastruesi menaxhon me situatën, kur has në veturën e parkuar në mënyrë jolegale, duke vënë koshat e plehrave një nga një përreth veturës.