Loading…

Parku Memorial i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc pritet të ndërtohet në vitin 2020

  • 04/11/2019 | 20:19

Parku Memorial i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc pritet të ndërtohet në vitin 2020

Parku Memorial i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc do të fillojë të ndërtohet në vitin 2020 me një kosto prej 400 mijë eurove, projeksion buxhetorë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, shkruan Gazeta Metro

Përmes një komunikate për media të komunës së Ferizajt bëhet e ditur se sot është nënshkruar një memorandum financimi në mes Kryetarit të Ferizajt Agim Aliut dhe ish Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë Fatmir Matoshit për ndërtimin e Parkut Momerial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Jezerc i cili pritet të fillojë në vitin 2020.

“Janë plot 400 mijë euro që janë ndarë sipas këtij memorandumi për financimin e jetësimit të projektit për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc. Kjo iniciativë, zotim i të parit të Ferizajt, Agim Aliu gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale, paraqet projektin unik në gjithë Republikën, shto kësaj edhe projektin për Muzeun e Kujtesës që përfundimisht i jep dimension tjetër shtetëror, përkujdesje profesionale e promovim cilësor të vlerave të luftës së lavdishme çlirimtare” thuhet në komunikatë

Përveç ndërtimit të Parkut Memorial në projekt parashihet edhe rindërtimi rrugëve e kanaleve komunikuese të luftëtarëve gjatë luftës, si dhe një varg detajesh e investimesh në funksion të prezantimit të vlerave të luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejat e zhvilluara në Jezerc e zonën përreth./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë