Loading…

Parlamenti Europian thirrje për sanksione ndaj ish-kancelarit gjerman, për shkak të lidhjeve me Rusinë

  • 19/05/2022 | 16:27

Parlamenti Europian thirrje për sanksione ndaj ish-kancelarit gjerman, për shkak të lidhjeve me Rusinë

Parlamenti Evropian bëri thirrje të enjten për sanksione kundër ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroeder për lidhjet e tij biznesore dhe politike me Rusinë, transmeton Gazeta Metro.


Rezoluta e PE thekson se sanksionet e BE-së të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës duhet të shtrihen tek “anëtarët e bordit evropian të kompanive të mëdha ruse dhe politikanët që vazhdojnë të marrin para ruse”.

Schroeder ishte kancelar nga viti 1998 deri në 2005, përpara se të fillonte punën për Nord Stream dhe Gazprom të Rusisë, ndër të tjera.

Gjermani nuk u distancua nga Putini

Koalicioni qeverisës gjerman i udhëhequr nga socialdemokratët (SPD), parti së cilës i përket edhe Schroeder dhe që dikur e drejtonte, do t’i heqë të drejtat e veçanta që gëzon si ish-kancelar.

Opozita pretendon se Schroeder po dëmton reputacionin e Gjermanisë në botë, sepse ai nuk u distancua nga presidenti rus Vladimir Putin dhe sepse ai mbajti detyrat e tij në kompani të ndryshme ruse të energjisë, shkruan AJB.

Kryesia e SPD-së i bëri thirrje të largohej nga partia. Disa madje kërkuan që ai të dëbohej.

Lëvizja e Parlamentit Evropian është kryesisht simbolike sepse Këshilli Evropian ka fuqinë të vendosë sanksione./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë