Loading…

Parlamenti i Britanisë së Madhe e fton Pogban për të dhënë dëshmi

  • 22/08/2019 | 16:57

Parlamenti i Britanisë së Madhe e fton Pogban për të dhënë dëshmi

Paul Pogba i Manchester Unitedit mund të ftohet nga Parlamenti i Britanisë së Madhe për të dhënë dëshmi për një hetim parlamentar për rrjetet sociale. Këtë lajm e ka bërë të ditur Sky Sports.


Përfaqësues të Manchester Unitedit dhe Twitterit do të takohen gjatë javëve na vazhdim për të diskutuar për abuzimin në baza racore të drejtuar ndaj Paul Pogbas, pas ndeshjes të së hënës kundër Wolves.

Pogba ishte bërë cak i disa thirrjeve raciste pasi nuk kishte arritur ta shënojë një penallti në barazimin 1:1 në Molineux të hënën dhe ai u mbështet nga bashkëlojtarët e tij, Harry Maguire dhe Marcus Rashford, të cilët i kërkuan Twitterit të ndërmarrë masa më të ashpra.

Një komitet i Departamentit për Sport, Media dhe Kulturë ka qenë duke i vlerësuar rrjetet sociale që nga prilli, pas publikimit të një raporti për keqinformim dhe lajme të rreme në shkurt.

Kryesuesi i këtij Komiteti e ka konfirmuar se është duke e monitoruar rastin e Pogbas dhe do të mbajë bisedime me anëtarët e Komitetit kur të përfundojë pushimi veror, muajin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

“Komiteti është i interesuar të dëgjojë nga secili person apo organizatë që po u kërkon llogari kompanive të rrjeteve sociale për t’i ndalur abuzimet e tilla, por nuk kanë marrë përgjigje të arsyeshme”, ka thënë Damian Collins për Sky Sports News.

“Komentet raciste në drejtim të lojtarëve si Paul Pogba duhet të trajtohen me kujdes dhe e dëshmojnë mungesën e përkushtimit që rrjetet sociale ua japin përdoruesve të vet”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë