Loading…

Parlamenti i Irakut pranon dorëheqjen e kryeminstrit: Demonstratat antiqeveritare vazhdojnë ende

  • 02/12/2019 | 12:42

Parlamenti i Irakut pranon dorëheqjen e kryeminstrit: Demonstratat antiqeveritare vazhdojnë ende

Parlamenti i Irakut pranoi zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit, por ende mbeti e paqartë se kush do ishte pasardhësi i Adil Abdul-Mahdi, transmeton Gazeta Metro.


Ndërkohë që demonstratat antiqeveritare vazhduan në kryeqytet dhe një protestues u qëllua për vdekje. Demonstruesit bllokuan rrugët, përfshirë ato që të çojnë në një port të madh mallrash në Irakun e jugut.

Parlamenti miratoi dorëheqjen pa votim, sipas katër ligjvënësve në pjesëmarrje. Ligjvënësit vepruan sipas mendimit juridik të gjykatës supreme federale sepse ligjet ekzistuese nuk parashikojnë procedura të qarta.

Pas aprovimit, kryetari i parlamentit Mohamed a-Halbousi i kërkoi presidentit Barham Salih të propozojë një kryeministër të ri.
Kushtetuta kërkon nga blloku më i madh parlamentar që të emërojë një kandidat për kryeministër brenda 15 ditësh. Atëherë kryeministri i caktuar ka 30 ditë kohë për të formuar një qeveri.

Zyrtarët dhe ekspertët paralajmëruan për një krizë të mundshme politike, sepse çështja se cili koalicion përbën bllokun më të madh është e pazgjidhur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë