Loading…

Partia Boshnjake kërkon shkarkimin e çetnikut Mandic që e çoi në qiell me lavde kriminelin Mladic

  • 02/09/2026 | 14:21

Partia Boshnjake kërkon shkarkimin e çetnikut Mandic që e çoi në qiell me lavde kriminelin Mladic

Deklaratat e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç ku i thur lavde çetnikut serb Ratko Mladic pas vdekjes, sot kanë mbledhur Kryesinë e Partisë Boshnjake e cila mbajti një seancë për të diskutuar  iniciativën për shkarkimin e menjëhershëm të tij, transmeton Gazeta Metro.


Kryesia e Partisë Boshnjake vendosi unanimisht që deputetët e Partisë Boshnjake do të votojnë për shkarkimin e Andrija Mandiç nga pozicioni i Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi.

“Ratko Mladiç nuk ishte një “udhëheqës ushtarak”, as një “hero”, as një njeri ndaj të cilit mund të tregohet ndonjë respekt, por një kriminel lufte i dënuar ligjërisht, i cili u dënua me burgim të përjetshëm para institucioneve ndërkombëtare gjyqësore për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, thuhet në deklaratën e BS.

BS kujton posaçërisht se Parlamenti i Malit të Zi miratoi gjithashtu një Rezolutë mbi gjenocidin në Srebrenicë.

“Prandaj, është e papranueshme që Partia Boshnjake të dërgojë mesazhe respekti ose ngushëllimi familjes së një burri që u dënua ligjërisht për gjenocid dhe krime të tjera të rënda lufte”, përfundoi BS në një deklaratë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë