Loading…
Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin opozitar: Kjo është marrëveshja me 10 pika
  • 23/04/2019 | 10:05

Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin opozitar: Kjo është marrëveshja me 10 pika

Në një kohë kur kryetarët e disa partive të vogla aleate të Partisë Demokratike kanë pranuar mandatet për t’u bërë pjesë e Parlamentit, e djathta ka krijuar zyrtarisht një koalicion opozitar. Marrëveshja e firmosur mes Lulzim Bashës dhe kryetarëve të partive aleate si PR, LSI, PAA, PDK, PBDNJ, PDIU dhe LZHK përmban dhjetë pika kyçe, transmeton Gazeta Metro.

Një pikë e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje të firmosur sot, është moslejimi i asnjë farse elektorale nga Edi Rama.

“Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës”, thuhet në pikën katër të marrëveshjes.

Gjithashtu, në pikën më poshtë parashikohet përshkallëzimi i protestave për ta bërë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, për të cilat PD ka deklaruar se do t’i bojkotojë.

“Paramundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve (të diktuara nga pakti i Edi Ramës në krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallezimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin”, shkruhet në pikën pesë.

Marrëveshja me 10 pika e firmosur mes PD dhe aleatëve:

Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:
-kthimin e legjitimitetitv politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të përkohshme parlamentare.

-përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

-Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit , luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eleminimin e pabaraziosë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

– Krijimin e klimë së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrje politike.

– Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.
Paramundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve (të diktuara nga pakti i Edi Ramës në krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallezimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.
Rikonfirmojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtinin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë . Familjen Europiane.
Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare apo politikat renduese fiskale. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qellim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të çdo cilit dhunohet nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.
Angazhohemi për një marrëdhënie elektorale me çdo individi apo parti politike, të identifikuara aktualisht si opozitare, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.
Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale apo në grup për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë