Në një intervistë për lajmi.net, Kusari- Lila ka numëruar të arriturat e vitit në komunën e saj, duke theksuar se viti 2016 është viti më i suksesshëm për Gjakovën që nga paslufta në mbledhjen e të hyrave vetanake, ku janë inkasuar afër 2 milionë euro.
Gjithashtu, kryetarja e vetëm femër në Kosovë, tashmë është pjesë e “Partisë së Re” së bashku më Ilir Dedën, ajo ka thënë se puna zyrtare e kësaj partie do të filloj në fillim të këtij viti.
Ajo bëri të ditur se do të ketë shumë emra të ri që do të jenë pjesë e partisë më të re në Kosovë.