Partia Fjala ka falënderuar qytetarët e Drenasit për përkrahjen që i dhanë kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, Vehbi Berisha.
Sipas kësaj partie rezultati prej 2.62 % ( 518 vota) është dëshmi e qartë se Partia Fjala qysh në fillim të themelimit të saj, merr mbështetje në një nga qendrat ( bastionet) më të forta të partisë më të madhe në vend, PDK-së,
“Këtë rezultat të Partisë Fjala e bën edhe më të fuqishëm fakti se shumë parti parlamentare nuk kanë pasur guximin dhe vullnetin që të garojnë”, kanë thënë ata.
Kjo parti tutje është krahasuar me Lidhjen Demokraktike të Kosovës (LDK).
“Ndërsa partia e dytë në Kosovë, LDK që e ka edhe Kryeministrin ka fituar me një diferencë të vogël ndaj nesh, 5.26% të votave”, thuhet këtu.
“Ne gjatë tërë fushatës në Drenas, as nuk kemi zbarkuar me ministra dhe as nuk kemi shpenzuar qindra mijëra euro.”, kanë thënë ata në këtë kumtesë.
Sipas tyre ajo çka i ka dalluar ata nga partitë e tjera gjatë tërë fushatës, është fakti se kanë pasur kandidatin më të fortë nga aspekti profesional dhe intelektual. Poashtu sipas tyre këtë e ka dëshmuar edhe në paraqitjet e tij para mediave dhe në takime me qytetarë.
“Kandidati ynë, Mr.sci. Vehbi Berisha fitoj çdo duel në çdo paraqitje. Mr.sci. Vehbi Berisha ishte më i miri në çdo aspekt”, kanë vlerësuar ata.
Në fund partia FJALA kanë shprehur optimizmin e tyre.
“Nëse i referohemi rezultatit tonë të arritur në këto zgjedhje, dmth. 2.62% të votave në një nga bastionet kryesore të PDK-së, atëherë në gjitha qytetet tjera (përveç në Skënderaj), jemi shumë të fortë dhe ndoshta arrijmë shifra dyshifrore”./gazetametro.net