Partia në pushtet Vetëvendosje (VV), ka arritur që sot të miratoj projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet themelore, shkruan Gazeta Metro.
Në votimin e sotshëm për këtë Projektligj kanë marrë pjesë 63 deputetë, pro kanë votuar 63 deputetë, kundër dhe abstenime nuk ka pasur.
Një javë më parë produkte themelore janë përcaktuar drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mish i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie
Partitë opozitare e kanë kundërshtuar Projektligjin i cili u është shpalosur atyre dhe për të cilin Qeveria ka bërë thirrje që të votohet.
Në seancën e kaluar ky projektligj nuk kishte kaluar. /gazetametro.net