Loading…

Partitë e refuzuan nënshkrimin e paktit kundër korrupsionit: Veseli fton qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme

  • 11/09/2019 | 21:35

Partitë e refuzuan nënshkrimin e paktit kundër korrupsionit: Veseli fton qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme

Pas refuzimit të partive tjera që ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Kadri Veseli kërkon që qytetarët ta nënshkruajnë këtë pakt, shkruan Gazeta Metro.


Veseli përmes një videoje thotë se partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin, duke deklaruar se kjo nuk e ndal atë në kauzën e tij kryesore, luftën kunder korrupsionit. Duke e vlerësuar këtë si një moment kthese ai ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë, përmes një platforme online.

Nënshkrujë paktin këtu

Tash e sa ditë partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin kunder Korrupsionit. Në këtë pakt të Veselit ka 5 pika ku parashihen disa hapa konkret në luftë kunder korrupsionit.

“Si akt vendosmërie e vullneti politik për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimin me pushtetin, unë kam nënshkruar Paktin Kundër Korrupsionit, duke u zotuar se si drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do ta zbatoj secilën nga 10 pikat e tij”, ka thënë Veseli.

Pakti Kundër Korrupsionit është një standard i ri dhe i domosdoshëm për Kosovën, i cili ka këto pika:

1. Mos-kandidimi për deputetë i personave të akuzuar për korrupsion

2. Mos-emërimi në pozita publike i personave që kanë rënë ndesh me ligjin në sferën që prek korrupsionin ose abuzimin me pushtetin

3. Suspendimi i çdo zyrtari të akuzuar për korrupsion

4. Mbrojtja e interesit publik

5. Parandalimi i korrupsionit pasiv

6. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit politik

7. Transparenca e emërimeve të pozitave të larta drejtuese

8. Ndëshkimi i nxitësve të korrupsionit brenda dhe jashtë sferës institucionale

9. Sinjalizimi kundër korrupsionit

10. Standardi i integritetit të pushtetit politik./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë