Loading…

Partitë i japin mbështetje Projektligjit për FSK’në, e votojnë në Kuvend

  • 08/03/2017 | 11:10

Partitë i japin mbështetje Projektligjit për FSK’në, e votojnë në Kuvend

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’i japin mbështetje Projektligjit për Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe do ta votojnë atë nëse një ligj i tillë do t’u shkojë në Kuvendin e Kosovës.


Për AAK-në, ky projektligj ka rëndësi dhe do ta votojnë atë, pa marrë parasysh se kush e procedon.

Kështu u deklarua Pal Lekaj nga kjo parti, menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan gazetametro.net.

“Qeveria ka afat 1 muaj që ta kthej në Kuvend. AAK’ja do ta përkrah fuqishëm ushtrinë, pa marrë parasysh kush e procedon”, tha Lekaj.

pal-lekaj

Iniciativën për shndërrimin e FSK-së, i ka dhënë mbështetje edhe Nisma për Kosovën. Haxhi Shala, nga kjo parti tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që Nisma do ta përkrahë Projektligjin për FSK’në dhe do ta votojë atë në Kuvendin e Kosovës.

Mbështetje Projektligjit të FSK-së do t’i jap edhe grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Ismet Beqiri, i cili është edhe shef i grupit parlamentar të LDK’së, tha pas mbledhjes së Kryesisë, se LDK është për transformim të FSK’ë, por u dolën në përkrahje edhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Dëshira jonë ka qenë që kjo të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese. Ne duke besuar që Presidenti i ka sqaruar këto çështje me ndërkombëtarët, LDK e përkrahë”, tha Beqiri.

Ai, hodhi poshtë të gjitha deklaratat se deputetët e LDK’së nuk do ta përkrahin këtë nismë, duke thënë se “nuk gjen deputetë, përveç listës serbe, që nuk e përkrah shndërrimin e FSK’së. Çdo fjalë që është thënë për deputetët tanë, nuk qëndron”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk është deklaruar ende pas mbledhjes së Kryesisë. /gazetametro.net

haxhi-shala-nisma

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë