Loading…

Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale

  • 17/06/2021 | 14:51

Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale

Afati i fundit për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale është më 30 qershor, kështu u tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Gazeta Metro.


Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike (ZRPK), tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.

“Afati i fundit për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është 30 qershori”, është thënë në mbledhjen e KQZ’së nga ZRPK.

Po ashtu në mbledhjen e KQZ’së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.

Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021 është shtyrë në mbledhje të radhës, për të vazhduar me pikën tjetër të rendit ditës që është shqyrtimi i kërkesës së AKR’së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit zgjedhor me rekomandime votohet nga anëtarët e KQZ’së. /gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë