Loading…

Partitë kosovare takohen në Tiranë, por nuk mirren vesh

  • 21/03/2017 | 09:03

Partitë kosovare takohen në Tiranë, por nuk mirren vesh

Me qëndrime të betonuara ka përfunduar edhe takimi i nëntë ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve kryesore politike. Dallimet diametralisht të kundërta pozitë-opozitë, veçmas sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjes së Asociacionit me Serbinë, janë konfirmuar fundjavën që shkoi në takimin i cili u mbajt në Tiranë.


Përfaqësues të subjekteve politike nuk kanë pranuar të komentojnë, për shkak të, siç kanë thënë, marrëveshjes që kanë me iniciuesin e tryezës, Naim Rashiti.

Për tryezën shkurtimisht ka njoftuar Naim Rashiti, i cili është hulumtues në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, shkruan Koha.

“Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur në Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve politike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA. Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi në Tiranë e takimet e tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm”, ka shkruar Rashiti në “Facebook”.

Por, jozyrtarisht gazeta merr vesh se nuk ka pasur ndonjë dakordim për asnjërën prej çështjeve të diskutuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë