Loading…
Pas 100 vitesh xhirohet kafsha e madhërishme: ‘I vumë kamerat dhe kemi pritur me muaj…’
  • 16/02/2019 | 23:19

Pas 100 vitesh xhirohet kafsha e madhërishme: ‘I vumë kamerat dhe kemi pritur me muaj…’

Për herë të fundit është fotografuar para më shumë se njëqind vitesh, transmeton Gazeta Metro


San Diego Zoo zyrtarisht ka konfirmuar se Will Burrard-Lucas ia ka dalë ta xhirojë leopardin e zi në shëtinë e natës në natyrën keniane. Fotografitë mbresëlënëse të maces së egër i ka publikuar nëTwitter dhe në profilin e tij në Instagram.

Një kohë të gjatë është debatuar se a mund të shihet më panteri i zi në kontinetin afrikan. I fundit është parë para njëqind vitesh, më saktë më 1909, në Etiopi, kur është bërë një fotografi e leopardit të zi në Afrikë.

Panteri i zi nuk është lloj me vete, por është fjala më së shpeshti për leopardin, e ndonjëherë edhe jaguarin i cili ka melanizëm, përkatësisht prodhim të tepërt të pigmentit, çrregullim gjenetik i kundërt me albinizmin.

“Kemi pritur me muaj. I kemi vënë disa kamera në rajonin e Laikipisë qysh vitin e kaluar, pasi që kemi marrë disa njoftime se në atë rajon është parë leopardi i zi. U deshën disa muaj, por ia dolëm! E xhiruam, me sa dinë shkencëtarët, për herë të parë pas njëqind vitesh”, thotë Nick Pilfold nga San Diego Zoo, transmeton CNN./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë