Karim Benzema nuk do jetë më lojtar i Real Madridit.
Kapiteni i gjigantit spanjoll ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij 14 vjeçare me kubin e jetës së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar.
Benzema ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin mbretëror, duke qenë një lojtar kyç ndër vite.
Ai largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ si një ndër lojtarët më të dekoruar të klubit, pasi ka fituar 25 tituj.
Me Reali ai ka shënuar plot 353 gola dhe ka dhuruar 165 asistime.
‘Topi i Artë’ do largohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata në fund të sezoni dhe pritet të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Comunicado Oficial: Benzema.#RealMadrid.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 4, 2023