Loading…

Pas 24 orëve pa rrymë, KOSTT: problemi u sanua, por do të ketë ndërprerje të rrymës

  • 21/11/2020 | 21:12

Pas 24 orëve pa rrymë, KOSTT: problemi u sanua, por do të ketë ndërprerje të rrymës

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, ka bërë të ditur se për shkak të prishjes në kabllot e tensionit 10kV në Transformatorin T3 në Nënstacionin Prishtina 2, konsumatorët e furnizuar nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.


Komunikatë për media: Situata me furnizimin me energji elektrike nga NS 110/10 kV Prishtina 2.

Informojmë qytetarët se për shkak të prishjes në kabllot e tensionit 10kV në Transformatorin T3 në Nënstacionin Prishtina 2, konsumatorët e furnizuar nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike deri në 20 MW. Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ora 23:00 të datës 20.11.2020 për të verifikuar prishjen dhe kanë punuar sot gjatë tërë ditës për riparimin e prishjes. Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë arritë që t’a eliminojnë defektin por për shkak të rritjes së madhe të konsumit mund të ketë redukim të ngarkesës gjatë pikut deri në 5MW. Në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike derisa sa KOSTT dhe KEDS të bëjnë zgjidhjen e qëndrueshme për furnizim të konsumatorëve me energji elektrike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë