Loading…

Pas 25 vitesh, Edi Rama i pari kryeministër që viziton Rusinë

  • 25/02/2020 | 23:10

Pas 25 vitesh, Edi Rama i pari kryeministër që viziton Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se si kreu i OSBE për këtë vit, do të punojë drejt zgjidhjes së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, shkruan Gazeta Metro.

Rama i cili po qëndron në Moskë, ka thënë se deri sa të jetë shef i OSBE’së, do të mundohet që t’i jap fund problemit mes dy shteteve, Ukrainës dhe Rusisë.

Ai ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov, ku duke folur rreth këtij takimi Rama është shprehur se me të temë diskutimi do të jetë pikërisht konflikti për Krimenë.

“Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime  do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodhe, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në krahinë.” tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se për sa i përket qëndrimit të Shqipërisë është e qartë se aneksimi i Krimesë nga Rusia është i paligjshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë