Loading…

Pas 25 vjetësh, gjendet në lumin australian mesazhi brenda shishes

  • 20/01/2022 | 14:51

Pas 25 vjetësh, gjendet në lumin australian mesazhi brenda shishes

Një burrë australian gjeti një mesazh 25-vjeçar brenda një shisheje në një lumë, dhe pas kësaj e gjumoi edhe dërguesin e saj fal ndihmës së rrjeteve sociale.


Marty Monson, nga King Island, tha se e gjeti shishen në fillim të janarit përgjatë lumit Sea Elephant dhe në një grup të Facebook-ut postoi foton e saj dhe mesazhin e zbehur që e gjeti brenda.

Mesazhi i datës 14 qershor 1996, u nënshkrua nga Mark Burton dhe përfshinte informacionin e kontaktit, por Monson tha se numrat e telefonit ishin vjetëruar.

“Kishte disa numra në mesazh, por duke qenë letra kaq e vjetër, nuk arritëm t’i dallonim”, i tha Monson gazetës The Examiner, transmeton Klan Kosova.

Burton shtoi se kohët e fundit mori mesazhe nga motra dhe nëna e tij që e lajmëruan rreth postimit të Monson-it dhe kur ai e kontrolli, u trondit kur e pa mesazhin në një shishe që ai dhe një mik e kishin hedhur në lumë 25 vjet më parë.

“Është një nga ato gjëra që bëni si fëmijë dhe nuk mendoni se do të ketë asgjë. Është thjesht e mahnitshme se sa vjet ka lundruar”, deklaroi Burton.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë