Loading…
Platforma e dialogut nesër dorëzohet te krerët e shtetit, të enjten në Kuvend
  • 12/02/2019 | 19:07

Platforma e dialogut nesër dorëzohet te krerët e shtetit, të enjten në Kuvend

Pas rreth tre orësh, ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator. Limaj tha se sonte kanë përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë dhe nesër do t’ua dorëzojnë për shqyrtim krerëve të shtetit, pastaj i njëjti do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend, transmeton Gazeta Metro.


Për media pas takimit ka folur kryenegociatori Fatmir Limaj, i cili tha se në takim u pajtuan që nesër të jua dërgojnë krerëve të shtetit tekstin e platformës, ndërsa pasnesër delegacioni i Kosovës, përfundimisht ta miratojë platformën dhe ta dërgojë në Kuvend atë.

‘Jemi ardhë në përfundim që nesër të jua dërgojmë krerëve të shtetit tekstin e platformës, ndërsa pasnesër delegacioni i Kosovës, përfundimisht do ta miratojë platformën dhe do ta dërgojë në Kuvend’, ka thënë Limaj.

Gjithashtu, siç potencoi Limaj draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK’së dhe Vetëvendosjes.

Kujtojmë se këto dy parti, nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë