Kanë kaluar 30 minuta nga finalja e Ligës së Kampionëve dhe skuadra e Liverpool është duke treguar paraqitje shumë më të mirë se Real Madrid, transmeton Gazeta Metro.
Në ‘Stade de France’ po zhvillohet finalja e shumë pritur mes dy skuadrave elitare këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.
Megjithatë një dominim shihet në 30 minutat e para nga ‘The Reds’ të cilët ishin në dy raste shumë pranë golit.
Rastin i parë ishte me Mohamed Salah në minutën e 16’të, ku brenda zonës provoi të mposht Thibaut Courtois, por ky i fundit u tregua i vëmendshëm dhe priti gjuajtjen e egjiptianit.
Ndërsa edhe goditja e Sadio Manes në minutën e 21’të u prit për mrekulli nga portieri belg, por në këtë rast ndihmë i doli edhe shtylla.
Kujtojmë se ndeshja është shtyrë dy herë nga 15 minuta për shkak se kishte pasur incidente jashtë stadiumit mes policisë franceze dhe tifozëve të Liverpool. /gazetametro.net