Loading…

Pas 30 vjetësh gjendet trupi i një 17 vjeçari kroat që serbët e kishin ndarë nga nëna dhe e kishin ekzekutuar

  • 08/12/2021 | 17:54

Pas 30 vjetësh gjendet trupi i një 17 vjeçari kroat që serbët e kishin ndarë nga nëna dhe e kishin ekzekutuar

Sot 30 vjet pas vrasjes, u identifikuan eshtrat e një 17 vjeçari nga Vukovari, Jovan Josip Krosnjar, i cili u nda nga nëna e tij dhe u vra më 17 nëntor 1991 nga paraushtarakët serbë në tregun e drurit.


“Nëna nuk jetoi për të varrosur djalin që e kërkonte atë më gjatë sesa jetoi ai, por vëllai i madh Ivica me shumë dashuri dhe këmbëngulje gjatë gjithë këtyre viteve nuk pushoi së kërkuari të kontrollonte informacionin më të vogël”, tha Ana Galovic, shkrimtarja që fatin e këtij djali e ka trajtuar në librin e saj “Mami, s’po e shoh parajsën”.

Sipas informacioneve të fundit, Jovani dhe gjashtë mbrojtës dhe civilë të tjerë të Vukovarit u dërguan në pjesën e Drvena Pijaca, ku u qëllua pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë