Loading…

Pas 47 ditëve në pushtet, Qeveria Kurti sot e miraton planin qeverisës

  • 07/05/2021 | 09:23

Pas 47 ditëve në pushtet, Qeveria Kurti sot e miraton planin qeverisës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje në ora 15:00, ku edhe pritet të miratohet plani qeverisës, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media Qeveria ka njoftuar se sot në ora 15:00, mbahet kjo mbledhje por që nuk kanë treguar se cilat janë piakt e rendit të ditës.

Në këtë mbledhje sipas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut që e ka bërë dje në një tryezë të organizuar nga FOL, do të hidhet në votim planprogrami i Qeverisë.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është specifikuar në njoftimin e dërguar.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë. KOHA: 15:00”, thuhet në komunikatë.

Që prej formimit të qeverisë, ekzekutivi është kritikuar në vazhdimësi nga partitë opozitare për vonesë në prezantimin e programit qeverisës, derisa pjesëtarë nga shoqëria civile vlerësojnë se qeveria ka pasur mjaftueshëm kohë për hartimin e tij duke e theksuar të domosdoshme që i njëjti të reflektojë mbi nevojat e qytetarëve.

Qeveria Kurti sot mbush 47 ditë në pushtet dhe tek sot pritet miratimi i planin qeverisës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë