Loading…

Pas akuzave milionëshe, lajmërohet Haki Abazi: Kërkon dorëheqjen e Avdullah Hotit

  • 08/07/2020 | 23:47

Pas akuzave milionëshe, lajmërohet Haki Abazi: Kërkon dorëheqjen e Avdullah Hotit

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka vazhduar me kritikat kundër Qeverisë Hoti, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Abazi, në një postim në Facebook, ka shkruar se dorëheqja e Hotit është e domosdoshme, për të mos rrezikuar edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë i Abazit:

“Dorëheqja e Kotit është e domosdoshme, mos e rrezikoni edhe më shumë jetën e qytetarëve. Mos i detyroni ata t’ju tregojnë vendin- nuk ju duron askush me këtë nivel injorance të keqpërdorimit të institucioneve për reahtimin e familjarëve.

Dorëheqja pas tradhëtisë së votës-vullnetit qytetarë, së paku është akt pendimi. Kjo qeveri ilegale perveç që ka deficit të legjitimiteti dhe varet nga lista Srpska, është e paditur dhe injorante dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për integritetin territorial dhe sovranitetin e republikës.

Kosova nuk i dorëzohet Rakiçit e as Vučicit. #Zgjedhje”, ka shkruar Abazi.

Jeta Xharra e Faik Spahiu përfundojnë në Gjykatë: Uzurpuan pronë 1 milionëshe me ndihmën e Haki Abazit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë