Loading…

Pas alarmimit ministria thotë se do marrë masa për ajrin

  • 09/12/2016 | 14:28

Pas alarmimit ministria thotë se do marrë masa për ajrin

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë është shprehur se me vëmendje po e ndjek gjendjen e ajrit në Kosovë gjatë ditëve të fundit dhe është shtuar gatishmëria për marrjen e masave për të përmirësuar gjendjen e ajrit.

Fehrat Shala, ministër i MMPH-së, përmes një komunikate për media thotë se gjendja aktuale e cilësisë së ajrit vjen si pasoj e një varg faktorësh duke i përfshirë edhe kushtete meteorologjike, transportin, sektorin e energjisë dhe industrinë.

“Gjendja aktuale e cilësisë së ajrit, vjen si pasojë e një varg faktorëve duke përfshirë kushtet meteorologjike, emetimet e shtuara nga transporti, emetimet nga sektori i energjisë dhe nga  industria”, ka shkruar Shala.

Në këtë njoftim ministri njofton për shumën e shpenzuar nga MMPH për mirëmbajtjen e stacioneve monitoruese nga 60 mijë euro sa ishin në vitin 2016 në 150 mijë euro për këtë vit.

Gjithashtu ai njofton se edhe 40 mijë euro të tjera do të shpenzohen për projektin e instalimit të softwerit qendror për informimin në kohë reale të publikut për cilësinë e ajrit.

Shala ka njoftuar për projekte të reja nga MMPH për të përmisuar gjendjen e arjit.

“MMPH po ashtu ka hartuar edhe projekte tjera që përfshijnë inventarizimin e emisioneve në ajër dhe monitorimin e emisioneve në ajër nga impiantet me djegie të mëdha. Një i tillë është ai me JICA, në vlerë prej 4 milion dollarë që pritet të fillojë së implementuari gjatë vitit 2017.  Ky projekt do të ndihmojë edhe në modelimin e shpërndarjes së ndotësve në ajër që do jetë një bazë e mirë për marrjen e masave për reduktimin e emisioneve në ajër”, thuhet në komunikatë.

Përmes kësaj komunikatë Shala u bënë thirrje Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Tregtisë, Ministrisë së Transporitit, Doganës së Kosovës si dhe Pushtetit lokal që të angazhohen për të ndërrmarrë masa dhe implementimin e ligjit për mbrojten e ajrit nga ndotja.

“MMPH, u bënë apel edhe qytetarëve që gjatë këtyre ditëve, të jenë më të kujdesshëm sidomos në përdorimin e automjeteve për transport, në përdorimin e lëndëve djegëse dhe në forma të tjera të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e tij nga ndotja”, thuhet në komunikatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë