Loading…

Pas Aliut edhe Pacolli e VV’së pyet Kohën Ditore: Qysh po përputhet gazetaria e burimeve anonime me interesat e Kadri Veselit

  • 23/05/2020 | 17:01

Pas Aliut edhe Pacolli e VV’së pyet Kohën Ditore: Qysh po përputhet gazetaria e burimeve anonime me interesat e Kadri Veselit

Presioni ndaj mediave nga Lëvizja Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj, është bërë tashmë praktikë e tyre, çdo gjë që nuk u pëlqen, ata sulmojnë e etiketojnë gazetarë, tani atyre u ka dalur punë me ‘Kohën Ditore’ të Surroit, i cili kohët e fundit ka qenë mbështetës i liderit të VV’së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Lëvizjes Vetëvendosje tani ka filluar t’i mos i pëlqej as ‘Koha Ditore’ e Surroit, ndaj tyre kanë nisur të lëshojnë akuza se po hulumtojnë atë që dëshiron Shefi i PDK’së, Kadri Veseli.

Është njëri nga figurat më të rëndësishme në Vetëvendosje, deputeti Liburn Aliu, i cili po akuzon ‘Koha Ditore’ se po shkruan dhe po hulumton çështjen e Dekretit të Presidentit në formën që i përshtatet Kadri Veselit.

Aliu me supozimet e tij dhe duke mos ofruar fakte ka thënë se mund të jetë rastësi i gjithë ‘hulumtimi’ i Kohës Ditore që i shkon për shtati Kadri Veselit.

Pas Aliut ka reaguar edhe deputetja e VV’së, Fitore Pacolli e cila ka vazhduar me të njëjtën akuzë si kolegu i saj.

Pacolli e ka pyetur gazetarin e “Kohës Ditore” se si po arrin t’i sigurojë burimet brenda Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin që do të publikohet për mandatarin e Qeverisë së re.

Kjo zyrtare njëkohësisht ka lëshuar akuza se Gjykata Kushtetuese është e kapur nga PDK’ja ndërsa një gazetar i “Kohës Ditore” po arrin të ketë qasje aty.

“Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah keto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK?”, ka shkruar Pacolli, në një reagim në FB.

Sidoqoftë, Besnik Krasniqi gazetari i cili ka raportuar për këtë temë, ka kërkuar sqarime nga Vetëvendosje nëse ka gënjyer kur ka prezantuar sondazhe se do të fitojë 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Këtë pyetje Krasniqi e ka bërë pasi një reagimi të deputeti Aliu, i cili ka thënë se gazeta “Koha Ditore’ po bën ‘hulumtime’ që i shkojnë për shtati Kadri Veselit sa i përket vendimit që do të nxirret nga Gjykata Kushtetuese për mandatarin.

Krasniqi ka shkuar edhe më tej duke pyetur zyrtarët e VV’së se mos kanë në plan ta propozojnë Veselin për Shef të Qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Tash unë nuk po e kuptoj qysh Veseli po u bëka kryeministër, pas zgjedhjeve për të cilat po na thoni se, sipas sondazheve, LVV-ja do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave. Na keni gënjyer për rezultatin e sondazhit, apo LVV-ja ka ndërmend ta propozojë Veselin për kryeministër?”, ka pyetur gazetari Krasniqi.

Kujtojmë se Koha Ditore ka shkruar ditë më parë se Gjykata Kushtetuese pritet ta shpallë jokushtetues Dekretin e Thaçit për Avdullah Hotin.

Ani pse raportet e VV’së me Kohën Ditore kanë qenë të mira kohëve të fundit. Dikur, Vetëvendosje i kërkonte përgjegjësi Surroit për milionat e fituara, për takimin me Milloshevicin dhe akuzonin këtë gazetë se ka lidhje me pushtetin../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë