Loading…

Pas apelit publik ndaj Kurtit, Fevziu akuzohet rëndë nga Hoxha i VV’së: ‘Dhunues hapësirash intime’

  • 28/11/2021 | 20:12

Pas apelit publik ndaj Kurtit, Fevziu akuzohet rëndë nga Hoxha i VV’së: ‘Dhunues hapësirash intime’

Gazetari dhe publicisti nga Shqipëria, Blendi Fevziu, sot i është drejtuar me një letër apel publik kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka kërkuar një muze për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. E ndaj kësaj ka reaguar zëri i Kurtit nga Tirana, Elvis Hoxha, duke e akuzuar rëndë Fevziun, shkruan Gazeta Metro.


I prekur thellë me pamjet e ekspozitës në podrumin e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, me sende personale prej 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Fevziu ka kërkuar nga Kurti një muze për këtë ngjarje të ndjeshme.

E për këtë ka reaguar, aktivisti besnik i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Elvis Hoxha, duke b♪7rë akuza të rënda në ndrejtim të Blendi Fevziu.

“Një drejtues emisioni debati që ka dhunuar hapësirat intime të shqiptarëve për 26 vite, që ka shkatërruar valën publike të transmetimeve për çerek shekulli”, ka shkruar Hoxha ndër tjerash.

Statusi i plotë:

Një drejtues emisioni debati që ka dhunuar hapësirat intime të shqiptarëve për 26 vite, që ka shkatërruar valën publike të transmetimeve për çerek shekulli, që ka marrë pjesë në korruptimin e shoqërisë dhe politikës shqiptare po aq sa të gjithë pushtetet e Shqipërisë së demokraturës, që ka marrë pjesë në shembjen e të gjithë kulturës kombëtare, përfshirë Teatrin Kombëtar, po i shkruan letër të hapur Albin Kurtit, i cili çerek shekulli ka bërë rezistencë me burg e demonstratë. Kjo letër e hapur është paturpësi e hapur./gazetametro.net

Blendi Fevziu i prekur pas një vizite në Kosovë, ka një apel për Albin Kurtin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë