Loading…

Pas Apolos, Artemis: NASA do të dërgojë një grua në Hënë

  • 19/05/2019 | 19:28

Pas Apolos, Artemis: NASA do të dërgojë një grua në Hënë

Gjysmë shekulli pasi që burri i parë ka qenë në Hënë, NASA aktualisht ka në plan që deri në vitin 2024 të dërgojë gruan e parë në Hënë, transmeton Gazeta Metro.


E kanë bërë të ditur këtë qysh në prill, por tash e dimë edhe se si do të quhet programi. Emrin e ka Artemis, sipas perëndeshës greke e cila njëkohësisht është edhe motër e zotit Apollon, sipas të cilit është quajtur programi i parë me të cilin në vitin 1969 në Hënë janë dërguar Neil Armstrong i Buzz Aldrin.

Nismën për dërgimin e njerëzve në Hënë e ka filluar Mike Pence, me obligimin se ky udhëtim duhet të bëhet në pesë vitet e ardhshme.

Administratori kryesor i punëve të NASA-s, Jim Bridenstine, është këmbëngulës se njerëzit e parë të cilët kthehen në Hënë të jenë një burrë e një grua. “Mendoj se është shumë e bukur që 50 vite pas Apollos programin Artesmi ta dërgojë edhe një burrë dhe gruan e parë në Hënë. E kam vajzën 11 vjeçe dhe kam dëshirë që ajo ta shohë veten në rol të njëjtë si grua e ardhshme, e cila do të udhëtojë në Hënë”, ka thënë Bridenstine.

Tash për tash programi ka vetëm emrin, do të duhet bërë shumë çka para nisjes së vërtetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë