Loading…

Pas dajakut të madh, grushteve e shkelmave: Zgjidhet kryetari i LDK’së në Mati

  • 16/06/2019 | 18:44

Pas dajakut të madh, grushteve e shkelmave: Zgjidhet kryetari i LDK’së në Mati

Pas dajakut të madh, rrahjes me karrika, grushta e shkelam, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që ta zgjedh kryetarin e e saj nëndegën e saj Mati në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


LDK ka zgjedhur edhe drejtuesit e kësaj nëndege, Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit.

Zgjedhja e tyre erdhi pas ndërprerjes së punimeve të Kuvendit si pasojë e përleshjes së mbështetësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.

Vrajolli dhe Hoxha janë në mesin e personave të lënduar me këtë rast si pasojë e rrahjes.

Delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, janë përleshur ashpër sot ndërmjet vete.

Pas shpërthimit të rrahjes ndërmjet delegatëve të Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Me këtë rast, disa nga delegatët e kuvendit zgjedhor janë shoqëruar në polici./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë