Loading…

Pas debaklit në zgjedhjet lokale, qeveria socialiste e Spanjës shpall zgjedhjet kombëtare në 23 qershor

  • 29/05/2023 | 19:59

Pas debaklit në zgjedhjet lokale, qeveria socialiste e Spanjës shpall zgjedhjet kombëtare në 23 qershor

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhjet nacionale të hënën. Data e zgjedhjeve pritet të jetë 23 qershori dhe kjo lëvizje vjen si pasojë e humbjes së zgjedhjeve lokale nga Partia Socialiste, transmeton Gazeta Metro.


Para debaklit të së dielës Sanchez kishte thënë se ai do ta përfundonte mandatin e tij 4 vjeçar mirëpo rezultati i zgjedhjeve lokale dhe rajonale ka ndryshuar planet e tij.

Duke folur të hënën nga pallati presidencial Moncloa, Sanchez tha se humbja e zgjedhjeve lokale është arsyeja që e shtyu ta marrë këtë vendim.

Ky zhvillim në Spanjë vjen pak momente para se Sanchez dhe partia e tij PSOE ta marrë presidencën e Bashkimit Europian më 1 qershor.

Sanchez tha se ka folur me mbretin spanjoll Felipe VI dhe se do ta mbajë një takim special të kabinetet të hënën për ta shpërndarë parlamentin. Data e caktuar për zgjedhjet e reja vjen në sezonin turistik në të cilën shumë qytetarë nuk ndodhen në Spanjë për të votuar.

Zgjedhjet lokale dhe rajonale të dielën ku fituan forcat e djathta e bëjnë partinë konservatore PP forcën më të madhe në vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë