Loading…

Pas deklaratave bombastike, Jada tregon se ç’do të ndodhë me të dhe Will Smith

  • 29/11/2023 | 11:39

Pas deklaratave bombastike, Jada tregon se ç’do të ndodhë me të dhe Will Smith

Jada Pinkett Smith thotë se ajo dhe Will Smith “do të qëndrojnë së bashku, përgjithmonë”.


Pavarësisht se zbuloi se ajo dhe ylli i “King Richard” u ndanë në vitin 2016, Jada konfirmoi në “Drew Barrymore Show” se martesa e tyre po qëndron e paprekur.

“Ne do të qëndrojmë së bashku, përgjithmonë,” i tha ajo Drew Barrymore. “U përpoqa. Ne u përpoqëm.”

Teksa promovonte librin e saj “Worthy”, Jada zbuloi në tetor se ajo dhe Will “bënë një premtim se nuk do të kishte kurrë një arsye” që ata të divorcoheshin, prandaj janë ende duke punuar me lidhjen e tyre.

Jada dhe Will janë përfolur ndër vite për lidhjen e hapur, por kurrë nuk ishte diskutuar aq gjerësisht martesa e tyre sa këtë vit.

Ata u martuan në vitin 1997 dhe kanë dy fëmijë, Jaden, 25 vjeç dhe Willow, 23. Will ka gjithashtu djalin Trey me ish-gruan, Sheree Zampino.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë