Loading…

Pas Delawie, edhe Thaçi i zhgënjyer me deputetët

  • 11/04/2017 | 17:33

Pas Delawie, edhe Thaçi i zhgënjyer me deputetët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk arritën që sot ta miratojnë Ligjin Për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Pak çaste më parë për këtë gjë shprehu zhgënjimin e tij ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Kurse, tani të njëjtën gjë ka shprehur edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ky i fundit e ka quajtur të pajustifikueshme këtë gjë.


“Mosmiratimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës është kthim prapa në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit, ka shkruar ish-lideri i PDK’së, përcjell gazetametro.net

Ai ka kujtuar që nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në mungesë të kuorumit.

“Përkundër respektimit të punës dhe pavarësisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dështimet e kësaj natyre janë të pajustifikueshme”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë