Loading…

Pas dështimit për tu bërë deputet, flet Naser Rugova

  • 13/10/2019 | 23:07

Pas dështimit për tu bërë deputet, flet Naser Rugova

Ndonëse jo zyrtarisht, është publikuar lista e kandidatëve për deputet që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

31 deputetë do të ketë partia e dytë më e votuar në vend, derisa pjesë e saj do të jenë emra të ri.

Edhe pse synoj sërish mandatin e deputetit, Naser Rugova nuk ka marrë vota të mjaftueshme për këtë nuk i ka mbetur hatri.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,
Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë