Loading…
Pas dështimit të Brexit, kryeministrja britanike anulon pjesëmarrjen në forumin e Davosit
  • 17/01/2019 | 19:54

Pas dështimit të Brexit, kryeministrja britanike anulon pjesëmarrjen në forumin e Davosit

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik botëror të Davosit, i cili zhvillohet nga data 21 deri më 25 shkurt në Zvicër, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur vet zëdhënësja e saj, e cila ka bërë të ditur se May nuk do të shkojë në forum dhe do të përqendrohet tek puna rreth Brexit.

‘’Ajo nuk do të shkojë në Davos’’, ka thënë zëdhënësja e saj.

Derisa, ka shtuar se May do të qëndrojë në Britani, për t’u përpjekur që ta nxjerrë Brexit nga ngërçi.

‘’Ajo do të përqendrohet në dosjet këtu’’, theksoi ajo.

Ndryshe, gjatë të martës Theresa May ka përjetuar dështimin më  të madh në historinë e kryeministrëve britanikë, kjo pasi që marrëveshja e saj Brexit nuk u votua nga deputetët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë