Loading…

Pas Djuric edhe Vulin rezulton pozitiv me Covid-19

  • 27/06/2020 | 13:46

Pas Djuric edhe Vulin rezulton pozitiv me Covid-19

Disa zyrtarë serbë raportohet se kanë dalë pozitiv me koronavirus. Gjatë ditës u raportua se drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka rezultuar pozitiv me koronavirus.


Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre shkruajnë se Gjuriq është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan Reporteri.

Pas Gjuriqit, pozitiv me koronavirus ka dalë edhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, transmeton Reporteri.

Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se Vulin ndihet mirë pasi nuk ka simptoma  të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

Kujtojmë se që të dy kishin kontakt edhe me vetë presidentin Vuçiq, pasi javën e kaluar u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku edhe doli fituese partia e Vuçiq.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë