Skuadra kosovare, KF Gjakova ka bërë të ditur se e përkrahin komunikatën e Dritës lidhur me Draft Statutin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), transmeton Gazeta Metro.
Draft Statutin e FFK’së me gjasë nuk do ta votojnë as KF Gjakova që përmes një postimi në Facebook njoftuan disa nga shkeljet që FFK’ja ka bërë me këtë draft.
”Të nderuar delegatë që do të jeni pjesmarrës në kuvendin e jashtëzakonshem të datës 27 janar 2023 ! Klubi ynë KF GJAKOVA me kujdes të veçantë ka analizuar Draft Statutin e FFK-së ku kemi analizuar me Avokatin klubit. I cili pritet të jetë në rend dite ne kuvendin e jashtzakonshëm të datës 27.01.2023.”
”Duam që përmes kësaj komunikate të njoftojmë gjithë komunitetin futbolldashës se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga avokati e klubit tonë andaj ju ftoj që të jeni të vetëdijshëm se qka do të votoni,” thuhet në njoftim.
Kujtojmë se edhe ish-sekretari i përgjithshëm i FFK’së, Eroll Salihu, në një prononcim për Gazeta Metro kishte thënë se draft-statuti i FFK’së që do të votohet më 27 janar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të thirrur nga FFK’ja është mashtrimi më i madh që po dëshiron t’i bëhet futbollit kosovar. /gazetametro.net
Draft-Statuti i FFK’së, Salihu: Ky është mashtrimi më i madh, delegatët po konsiderohen ‘budallenj’