Loading…

Pas festimit provokues të Calhanoglut, shikoni çfarë beri Florenzi

  • 08/11/2021 | 21:43

Pas festimit provokues të Calhanoglut, shikoni çfarë beri Florenzi

Derby della Madonnina nuk mund të prodhonte tension ndërmjet dy klubeve rivale. Milani dhe Interi u ndanë baras (1-1), por nuk munguan situatat interesante brenda dhe jashtë fushës.


Fokusi kryesor ishte Hakan Calhanoglu, i cili në verën që lamë pas u largua nga Rossonerët për të nënshkruar me Nerazzurrët si futbollist i lirë.

Ndërsa që në derbin e parë ndërmjet dy rivalëve, mesfushori turk nxori një penallti dhe vendosi ta ekzekutonte vet duke e konvertuar në gol.

Më pas, ai zgjodhi ta festonte golin, edhe pse kujtimet nga Milani i ka të freskëta, për më shumë, fillimisht u nis kah flamuri në kënd, por më pas u ndal përballë Curva Sud për t’i ngacmuar me gjestin e vendosjes së duarve prapa veshëve.

Njëherësh, Calhanoglu ka thënë edhe disa fjalë kundrejt bankës së Rossonerëve, ku ndodhej edhe Alessandro Florenzi, i cili ka përjetuar derbi të shumta të nxehta sa luante te Roma.

Derisa mesfushori i Interit vazhdonte festën provokuese, mbrojtësi i huazuar te Milani hyri në fushë dhe filloi t’ia kthente futbollistit turk.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë