Loading…

Pas fitores e përmbysjes së rezultatit, vjen reagimi nga Përparim Rama

  • 15/11/2021 | 13:53

Pas fitores e përmbysjes së rezultatit, vjen reagimi nga Përparim Rama

Fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë, Përparim Rama, ka reaguar pas rezultatit të mbrëmshëm duke ia dedikuar fitoren Prishtinës, e banorëve të saj, shkruan Gazeta Metro.


Rama e quajti privilegj të qenurit kryetar i Prishtinës, ‘’të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal’’.

‘’ Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm!

Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme’’, shkroi Rama ndër të tjera.

Ai tha se sot do filloj epokë e re, ajo në të cilën të gjithë janë bashkë.

Postimi I plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë