Loading…

Pas fjalimit të tij, ministri i jashtëm rus largohet nga takimi i KS të OKB’së ku po diskutohej për Ukrainën

  • 22/09/2022 | 21:06

Pas fjalimit të tij, ministri i jashtëm rus largohet nga takimi i KS të OKB’së ku po diskutohej për Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është larguar nga një takim i Këshillit të Sigurisë së OKB-së pas fjalimit të tij.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai filloi duke thënë: “Ka një përpjekje sot për të na imponuar një rrëfim krejtësisht tjetër, për agresionin rus si origjinën e gjithë tragjedisë”.

Ai vazhdoi duke folur për marrëdhëniet historike midis Ukrainës dhe Rusisë dhe e cilësoi Ukrainën si “totalitare”.

Lavrov ka shtuar se është “i shqetësuar për fatin e ushtarëve rusë të zënë rob nga Ukraina”.

Veç kësaj, ai ka theksuar se ai nuk ka “besim” në punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Me takimin që po zhvillohet për të diskutuar situatën në Ukrainë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha: “Ai (Putini) ka zgjedhur të mos zbusë tensionet, por t’i përshkallëzojë ato” dhe se “ai po i hedh benzinë zjarrit që ndezi”.

Ai shtoi se asnjë pretendim rus për aneksimin e territorit nuk mund të heqë të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur tokën e saj.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, tha se lufta është “shoqëruar nga mizori” dhe “krime të papërshkrueshme”.

Ndërkohë kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, tha: “Rusia zgjodhi të fillojë këtë luftë dhe Rusia duhet t’i japë fund”.

Veç këtyre, është deklaruar edhe ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, i cili ka thënë: “Ata që kanë kryer krime në Ukrainë duhet të sillen para drejtësisë”.

E ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se duhet të jetë “prioriteti kryesor” i OKB-së që palët të rifillojnë dialogun, “kështu që bisedimet mund të prodhojnë rezultate dhe të sjellin paqen”.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e quajti dhunën e Rusisë në Ukrainë “brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë