Loading…
Pas gjendjes së rëndë shëndetësore, Tuna jep shpresë për rikthim
  • 15/03/2019 | 19:00

Pas gjendjes së rëndë shëndetësore, Tuna jep shpresë për rikthim

Nuk ishte e thënë që Tuna ta kishte të lehtë rikthimin e saj në tregun muzikor, transmeton Gazeta Metro.


Gjendja shëndetësore nuk e ka lënë atë të qetë dhe ne mësuam se pas prezantimit të albumit të saj të ri në 8 Mars, ajo kishte qenë e shtruar në spital.

Videon ku po bënte serum në spital e shpërndau vetë këngëtarja, me tre meshkuj që i rrinin mbi kokë, ku ndër ta edhe bashëkëshorti, Patris Berisha.

Sot këngëtarja njoftoi se është në fund të përfundimit të klipit të këngës “Fortuna”.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kaluar 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë të çohem në këmbë dhe t’jua sjell sa më shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik-tak, tik-tak”, shkroi Tuna.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë