Loading…

Pas heqjes së reciprocitetit, SHBA kërkon të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

  • 06/06/2020 | 23:09

Pas heqjes së reciprocitetit, SHBA kërkon të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mirëpresin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.


Në një deklaratë dhënë për Radion Evropa e Lirë, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se tani SHBA pret rifillimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje të plotë.

“Mirëpresim vendimin e qeverisë në heqjen e të gjitha masave të ndërmarra kundër Serbisë dhe tani presim që të rinisë dialogu sa më shpejtë që të jetë e mundur. Njohja e plotë është në interesin më të mirë të Kosovës dhe rajonit për të siguruar stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane dhënë për REL.

Më herët gjatë ditës, Qeveria e Kosovës votoi për shfuqizimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, masë kjo që u vendos nga qeveria e kaluar, më 1 prill.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se ka kërkuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, që të kërkojnë nga Serbia, që edhe ajo të ndalë fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të rinisë dialogu.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e atëhershme e Kosovës, që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Më pas, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti hoqi taksën dhe vendosi reciprocitetin. Por, SHBA’ja dhe Bashkimi Evropian kërkuan që edhe reciprociteti të hiqej, në mënyrë që t’i jepej mundësi rinisjes së dialogut.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë